Ktheu lokalin në ‘fole’ të lojërave të fatit, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari nga Lushnja

ktheu lokalin ne fole te lojerave te fatit arrestohet ne flagrance 45 vjecari nga lushnja
ktheu lokalin ne fole te lojerave te fatit arrestohet ne flagrance 45 vjecari nga lushnja

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Sundimi i ligjit”.

Kishte përshtatur lokalin që kishte në pronësi, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohet në flagrancë 45-vjeçari.

Sekuestrohet kompjuteri që shërbente për lojërat.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë ndërhynë në një tjetër lokal të përshtatur për këtë veprimtari.

Në ambientet e lokalit në fshatin Barbullinjë, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë pronarin, shtetasin L. C., 45 vjeç, banues në këtë fshat, si dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një kompjuter që shërbente për lojëra fati.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →