Sport

Ku do të shkojë Klopp? Largimi nga Liverpool trazon Evropën, Serie A nis të ëndërrojë

Kush do të marrë vendin e Jurgen Klopp te Liverpool? Kjo është pyetja që shtrojnë tani të shqetësuar tifozët e kuq. Ajo që tekniku gjerman ndërtoi te ky klub, trofetë e fituar, raporti i krijuar me tifozët, është i vështirë të zëvendësohet, por sigurisht emrat nuk mungojnë. I pari që u lakua është Xabi Alonso, trajneri aktual i Leverkusen, por spanjolli mohoi gjithçka:

Alonso Liverpool
Alonso Liverpool

“Normal që të ketë spekulime, unë jam i përqendruar vetëm te Bayer Leverkusen, këtu jam i lumtur”, u shpreh shkurtimisht Alonso. Një tjetër emër që po qarkullon në ishull është edhe De Zebri, trajneri aktual i Brighton, por as italiani nuk ngroh tifozët. E sigurt është se për pasuesin e Klopp do të dëgjojmë shumë deri në fund të këtij sezoni. Pyetja tjetër që shtrojnë tifozët dhe opinioni është se ku do të shkojë Klopp?

Klopp
Klopp

Tekniku gjerman njoftoi se do të qëndrojë një vit pushim, ndërsa i premtoi tifozëve të kuq se nuk do të drejtojë kurrë një tjetër skuadër angleze. Në mënyrë të çuditshme emri i Klopp po lidhet me një transferim të Serie A, ku Roma e ka ëndërr, po ashtu edhe Napoli.

De Laurentiis
De Laurentiis

Vet presidenti i bluve deklaroi se Jose Mourinho do të vijë te Napoli, nuk ka asnjë lidhje me këtë klub, ndërsa për Klopp nuk preferoi të përgjigjej. De Laurentiis shtoi ndër të tjera se Osimhen do të largohet në verë pasi për të interesohen Real Madrid, PSG dhe ekipe të ndryshme në Premier League.

(BalkanWen)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts