Bota Sport

Kukësi me pronarë të rinj, Renato Arapi merr postin e rëndësishëm në klubin verilindor

kukesi me pronare te rinj renato arapi merr postin e rendesishem ne klubin verilindor




































Te Kukësi duket se ka nisur një epokë e re. Pas shitjes të 100 % të aksioneve nga familja Gjici, verilindorët do të jenë me pronar të rinj, te cilët duket se nuk kërkojnë të humbin kohë, për të vendosur piketat e parë në ndërtimin e skuadrës së këtij sezoni, që me shumë gjasa do të vijë me objektiva madhore.  

arapii

Mësohet se drejtor teknik i klubit verilindor pritet të emërohet ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Renato Arapi. 

Këtë post 37-vjeçari e ka mbajtur edhe te Teuta në vitin 2021. Ngelet të mësohet me mjaft kureshtje në ditët në vijim se cilët do të jenë drejtuesit e tjerë të stafit teknik te skuadra verilindore.  

Vlen të theksohet fakti se këtë sezon Kukësi do të garojë në Kategorinë e Parë.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts