Kurti publikoi pamje me forcat serbe afër kufirit me Kosovën, reagon misioni ndërkombëtar KFOR

kurti publikoi pamje me forcat serbe afer kufirit me kosoven reagon misioni nderkombetar kfor
kurti publikoi pamje me forcat serbe afer kufirit me kosoven reagon misioni nderkombetar kfor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në orët e vona të së enjtes ka publikuar në profilin e tij zyrtar një video në të cilën shihen forcat serbe, e që sipas Kurtit, ato gjatë ditës së djeshme ishin afruar në afërsi të kufirit me Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë në një përgjigje për Express kanë folur nga KFOR, duke kërkuar nga të dy palët që të përmbahen nga retorika nxitëse dhe veprimet që çojnë në eskalim.

KFOR ka kërkuar që palët të angazhohen në mirëbesim në Dialogun e BE-së dhe duke cituar Sekretarin Stoltenberg thonë se stabiliteti varet nga të gjitha anët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe dhunës.

“Ne besojmë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese dhe retorika përçarëse dhe të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë vizitës së tij në rajon nëntorin e kaluar, “stabiliteti varet nga të gjitha palët që zgjedhin dialogun dhe diplomacinë në vend të konfliktit dhe dhunës”., kanë thënë nga KFOR-i.

Gjithashtu në përgjigje KFOR potencon se vazhdojnë të krijojnë kornizën e nevojshme të sigurisë për mbështetje të dialogut nga BE-ja në mënyrë që të zgjidhen çështjet e pazgjidhura.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →