Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD, Dorjan Teliti, ka deklaruar se minimumi jetik prej të paktën 200 euro është emergjencë ekonomiko-sociale kombëtare.
Ai ka kërkuar që Kuvendi të miratojë propozimit të demokratëve për zgjidhjen e situatës, duke e quajtur miratimit të minimumit jetik si detyrim të deputetëve në Parlament.
Reagimi:
Minimumi jetik prej të paktën 200 euro është emergjencë ekonomiko-sociale kombëtare.
👉Sot më shumë se gjysma e popullsisë (pensionistë, familje me ndihmë ekonomike dhe aftësi të kufizuar) jeton në mjerim, stres dhe fatkeqësisht shpeshherë me aq pak para ne xhepin e tyre sa mund të konsumojnë edhe vetëm një vakt ushqim në ditë.
👉Sot më shumë se gjysma e popullsisë nuk ka mundësinë të blejë ilacet cilësore që i nevojiten, por ato më të lirat. Ilacet e rimbursueshme shpeshherë nuk janë as cilësore dhe për më tepër nuk jepen sipas diagnozës së pacientit.
👉Sot më shumë se gjysma e popullsisë nuk e dinë cdo të thotë të shkosh në dyqan e të blesh një rrobë apo një palë këpucë të reja.
❌Sot të vetmit që u qesh buza janë këpucarët dhe ata që shesin rroba të përdorura…të vetmet vende ku shikon rradhë të gjata me njerëz në dukje qartësisht të trishtuar.
🔷Që prej qershorit 2023, kemi prezantuar zgjidhjen tonë konkrete, duke kërkuar nga Parlamenti miratimin një orë e më parë të propozimit tonë mbi minimumit jetik, duke ndërmarrë kështu një hap sa të rëndësishëm po aq edhe kurajoz që shkon tërësisht në të mirë të shqiptarëve më të ardhura të ulta dhe mbështetjes së konsumit dhe ekonomisë në tërësi.
🆘Miratimi i minimumit jetik është detyrim i 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co