Sudani i Jugut do të mbyllë të gjitha shkollat nga e hëna teksa vendi përgatitet për një valë ekstreme të të nxehtit, që pritet të zgjasë 2 javë.
Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit ka këshilluar prindërit, që të mbajnë fëmijët nëpër banesa. Kjo, pasi temperaturat pritet që të shkojnë deri në 45 gradë celcius. Nuk është përcaktuar se për sa kohë do të qëndrojnë të mbyllura shkollat.
Ministritë deklaruan se do të vazhdojnë ta monitorojnë situatën dhe do ta informojnë publikun në përputhje me rrethanat.
Sudani i Jugut, një nga vendet që ka popullsinë mesatare në një moshë fare të re, vuan shpesh problemin e nxehtësive ekstreme. Edhe konflikti civil e ka goditur këtë vend afrikan, që vuan nga thatësirat dhe përmbytjet, duke vështirësuar kushtet e jetesës.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co