Sport

La Liga mbetet e hapur, por Barça ngec në Bilabo, Xavi “qan” De Jong dhe Pedrin (VIDEO)

la liga mbetet e hapur por barca ngec ne bilabo xavi qan de jong dhe pedrin video
la liga mbetet e hapur por barca ngec ne bilabo xavi qan de jong dhe pedrin video

Në Spanjë, Barcelona nuk përfitoi nga dhurata e çmuar që i bëri arbitri në ndeshjen Valencia-Real Madrid, me atë gol tre pikësh që i anuloi ekipit të Ancelotti-t. Blugranat vijojnë sezonin me ulje ngritje të forta, këtë herë ngecën në një barazim pa gola përballë Athletic Bilbao-s në transfertë. Kjo ishte një tjetër sfidë e mallkuar për Xavi-n teksa pa që dy titullarë si De Jong e Pedri të largoheshin mes lotësh nga fusha e lojës si pasojë e dëmtimeve.

Në pjesën e dytë, Bilbao dhe Barça bënë gjithçka për të dalë me tre pikë, por pa sukses. Pas këtij “X”, diferenca me Realin kryesues mbetet 8 pikë. Më shumë se sa dy pikët e lëna, Xavi “qan” dëmtimet e De Jong dhe Pedri. Mesfushori holandez dëmtoi kaviljen, ndërsa Pedri të njëjtin problem, tërheqje në kofshën e djathtë: “Jemi shumë të trishtuar, dëmtimet e Pedri dhe De Jong nuk janë premtuese, mbetet për t’u kuptuar më qartë, por me sa shoh do të na mungojnë për disa ndeshje’, u shpreh Xavi.

Nuk përfitoi as Girona nga ngecja e Realit dhe Barcelonës, jo vetëm kaq, por “hirushja” spanjolle pësoi një humbje 1-0 në transfertë përballë Mallorca-s.

Rikthehet te fitorja Atletico Madrid, me ekipin e Simeones që mposhti Betis me rezultatin 2-1. Një autogol dhe Morata i dhuruan tre pikët Atletico-s që e sheh vetën në vendin e katërt në kuotën e 55 pikëve, tre më pak se Barcelona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts