La pezull lidhjen jashtë dhe hyri në “BBVIP”, Rike Roçi i jep fund marrëdhënies me djalin misterioz: E mbylla me një telefonatë! Çfarë ndodhi mes dyshes?

la pezull lidhjen jashte dhe hyri ne bbvip rike roci i jep fund marredhenies me djalin misterioz e mbylla me nje telefonate cfare ndodhi mes dyshes
la pezull lidhjen jashte dhe hyri ne bbvip rike roci i jep fund marredhenies me djalin misterioz e mbylla me nje telefonate cfare ndodhi mes dyshes

TIRANE

Ish-konkurrentja e “Big Brother VIP3”, Rike Roçi së fundmi ka zbuluar detaje të reja nga jeta e saj personale dhe profesionale.

E pyetur se çfarë bëri me lidhjen që kishte vazhduar para se të hynte në shtëpi, modelja tha se ka mbyllur çdo gjë me një telefonatë, duke mos e takuar fare djalin misterioz me të cilin po njihej.

“Ashtu si filloi, ashtu mbaroi sapo dola. As nuk e kam takuar, me një telefonatë e mbyllëm. Dua të rri vetëm, jam pak e çuditshme. Jam mirë kështu. Nuk ka qenë as i dashuri, ka qenë një njohje, një pëlqim. Nuk kam asnjë ndjenjë, nuk i kam ato fluturat”- tha Rike për “Wake Up

“Si të duken ditët e para pas daljes nga shtëpia?”, e pyeti gazetari.

Ish-banorja u shpreh: “Është pak e vështirë të ambientohem me botën jashtë. Vetëm kam bërë intervista televizive në emisione dhe jam mbyllur në hotel, e izoluar. Nuk di si ta shpjegoj, më duhen edhe pak ditë që të përshtatem. Por ishte një eksperiencë e bukur, një eksperiment i bukur. Ka qenë një lojë shumë e vrazhdë, shumë pak pozitivitet. Ka nisur me debate që natën e parë, orët e para. Mezi të qesh buza në atë shtëpi. Kam pasur ftesë për të hyrë edhe tek Big Brother VIP 1 dhe 2, por nuk kam pasur mundësi të vija. Nuk jam penduar që hyra, por personazhet ishin pak të vrazhdë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →