Sport

Laporta entuziast pas qëndrimit të Xavit: Referencë për të gjithë, ndërtojmë projekt fitues

laporta entuziast pas qendrimit te xavit reference per te gjithe ndertojme projekt fitues
laporta entuziast pas qendrimit te xavit reference per te gjithe ndertojme projekt fitues

Qëndrimi i Xavit në pankinë nuk ka gëzuar vetëm tifozët, por edhe Presidentin e Barcelonës, Joan Laporta.

“Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se ka një projekt. Është një lajm i mirë për Barçën. Stabiliteti është një vlerë e rëndësishme në projektet që janë të suksesshme, për mua është një maksimum”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Xavi është një tifoz i pamohueshëm i Barcelonës. Ka qenë një situatë komplekse, por ne kemi një trajner që mendon gjithmonë për më të mirën për klubin, kështu që është një lajm i madh”.

“Është një ekip që përzien rininë dhe përvojën, dhe klubi ka nevojë për këtë. Ata kanë nevojë për një referencë si Xavi në dhomat e zhveshjes. Ka pasur unanimitet në Bordin e Drejtorëve që ai të vazhdojë” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts