BigBrother VIP

“Largohu, largohu”/ Në lot dhe debate, del nga shtëpia e Big Brother VIP3 Gazmend Ujkashi: Ju jeni më të poshtërit…

largohu largohu ne lot dhe debate del nga shtepia e big brother vip3 gazmend ujkashi ju jeni me te poshterit

00:02 – 28.02.2024

“Largohu, largohu/ Në lot dhe debate, del nga shtëpia e Big Brother VIP3 Gazmend Ujkashi: Ju jeni më të poshtërit...

largohu largohu ne lot dhe debate del nga shtepia e big brother vip3 gazmend ujkashi ju jeni me te poshterit
largohu largohu ne lot dhe debate del nga shtepia e big brother vip3 gazmend ujkashi ju jeni me te poshterit

Banori që lë shtëpinë e Big Brother VIP3 duke hequr dorë nga gara për çmimin e madh është Gazi.

Dalja e Gazit është shoqëruar me debate midis Meritonit dhe Julit. Pasi ka marrë verdiktin e publikut, Gazi u ka kërkuar disa banorëve si Meritoni, Romeo dhe Eglës të shkonin ta shoqëronin deri te dera e kuqe, ndërkohë pjesën tjetër të shtëpisë vendosi t’u thoshte mirupafshim në dhomën e ndenjes.

“Ti je një burrë i keq”– tha Meritoni.

“Largohu, largohu. Ti e ke nxjerrë nga shtëpia, por respektoheni këtë moment”- tha Juli.

“Ju, jeni më të poshtërit e kësaj shtëpie”- theksoi Meritoni, për të vijuar më tej shoqërimin e Gazit te dera e daljes.

“Pas klipit që pash herën e shkuar t’i duhet të jesh deri në fund”- i tha Gazi-Eglës. Në kundërpërgjigje, Egla u shpreh se: “Po ik se nuk të ecën gjë nga llafet o burr”.

Pasi përcollën Gazin, mes Julit, Romeos dhe Meritonit ka plasur debati në studio.

Juli: Gazin nuk e njihte asnjë më shumë se unë.

Meritoni: Je djali më i keq.

Juli: I vjen keq për tjetër gjë atij, jo për Gazin. Ka 4 ditë që bën zhurmuesin. Gazin e kam njohur më shumë nga të gjithë dhe besoj se deri më sot e kam dashur më shumë nga të gjithë. E kam dashur shumë atë burrë dhe i kam thënë kujdes në grupin ku je future. E kanë përdorur, e kanë shtrydhur dhe sot e nxorrën nga shtëpia. Gazi ishte njeriu më i dashur në Shtëpi përsa kohë ishin me mua dhe hienat e morën dhe e kthyen kundër meje. E vërsulën kundër meje dhe sot e nxorrën nga shtëpia.

Romeo: Ti bëre fushatë kundër Gazit.

Juli: Po ik ore sepse se keni njohur fare ju.

Burimi informacionit @top-channel.tv: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts