Liderët e G7 me deklaratë të përbashkët: Irani rrezikon të destabilizojë më tej rajonin!

lideret e g7 me deklarate te perbashket irani rrezikon te destabilizoje me tej rajonin
lideret e g7 me deklarate te perbashket irani rrezikon te destabilizoje me tej rajonin

Liderët e G7 kanë dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit dhe riafirmuan mbështetjen e plotë për Tel Aviv.

Po ashtu, pas mbledhjes së sotme, në një deklaratë, është bërë me dije se G7 do të punojnë për të stabilizuar situatën në Lindjen e Mesme.

“Ne, udhëheqësit e G7, dënojmë pa mëdyshje në termat më të ashpër sulmin e drejtpërdrejtë dhe të paprecedentë të Iranit kundër Izraelit. Irani gjuajti qindra dronë dhe raketa drejt Izraelit. Izraeli, me ndihmën e partnerëve të tij, e mposhti sulmin.

Ne shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë të plotë për Izraelin dhe popullin e tij dhe riafirmojmë angazhimin tonë ndaj sigurisë së tij.

Me veprimet e tij, Irani ka ecur më tej drejt destabilizimit të rajonit dhe rrezikon të provokojë një përshkallëzim të pakontrollueshëm rajonal. Kjo duhet shmangur. Ne do të vazhdojmë të punojmë për të stabilizuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Në këtë frymë, ne kërkojmë që Irani dhe përfaqësuesit e tij të ndërpresin sulmet e tyre dhe jemi të gatshëm të marrim masa të mëtejshme tani dhe në përgjigje të nismave të mëtejshme destabilizuese.

Ne gjithashtu do të forcojmë bashkëpunimin tonë për t’i dhënë fund krizës në Gaza, duke përfshirë vazhdimin e punës për një armëpushim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi, dhe për të ofruar ndihmë të shtuar humanitare për palestinezët në nevojë”, është thënë në deklaratë nga presidenti i G7, përfaqësuesi italian, Antonio Tajani.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani tha ndër të tjera se shpreson që Izraeli të tregojë përmbajtje në përgjigjen e tij ndaj Iranit.

Shtëpia e Bardhë publikoi po ashtu një foto gjatë mbledhjes, ku shihet presidenti amerikan Joe Biden duke folur me liderët e G7.

Sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe koordinatori i Lindjes së Mesme Brett McGurk ishin gjithashtu të pranishëm.

Edhe Shtëpia e Bardhë tha në një postim në X se liderët “dënuan sulmin e paprecedentë të Iranit kundër Izraelit dhe riafirmuan përkushtimin e G7 për sigurinë e Izraelit”.

Takimi u thirr për të diskutuar atë që Biden e quajti një “përgjigje urgjente diplomatike” ndaj sulmit të Iranit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →