Bota

Lideri i Irani publikon pamjet nga sulmi i mbrëmshëm mbi Izrael: Bota myslimane do të festojë çlirimin e Palestinës (VIDEO)

lideri i irani publikon pamjet nga sulmi i mbremshem mbi izrael bota myslimane do te festoje clirimin e palestines video
lideri i irani publikon pamjet nga sulmi i mbremshem mbi izrael bota myslimane do te festoje clirimin e palestines video

Udhëheqësi i Iranit ka postuar në rrjetin social “X” një video të sulmit ajror iranian mbrëmjen e djeshme, dhe pikërisht momenti kur raketat duken në qiell mbi kompleksin e xhamisë Al-Aksa .

“Al-Kuds [Jerusalemi] do të jetë në duart e myslimanëve dhe bota myslimane do të festojë çlirimin e Palestinës”, shkroi ai në përshkrimin e videos.

Një deklaratë e tillë vjen ndërkohë që autoritetet izraelite kanë kufizuar shumë aksesin për palestinezët që kërkojnë të adhurojnë në Xhaminë Al-Aksa , vendi i tretë më i shenjtë i Islamit.

Gjatë Ramazanit, mijëra palestinezëve nga Bregu Perëndimor i pushtuar iu mohua hyrja në Jerusalemin Lindor të pushtuar, ku një prani e madhe e sigurisë izraelite rrethon xhaminë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts