Dove Cameron dhe Damiano David bënë debutimin e tyre të parë si çift në Met Gala 2024. Këngëtarja dhe vokalisti kryesor i grupit Måneskin jetonin një romancë të fshehtë prej disa kohësh, por s’i shpëtuan lentes së paparacëve. Tani është momenti të mësojmë gjithçka rreth tyre.
Në një intervistë për “Cosmopolitan”, Dove ka treguar për takimin e tyre të parë. Kjo ndodhi në VMA 2022 kur ajo dhe grupi ishin nominuar në të njëjtën kategori. Ata u gjendën në prapaskenë dhe ajo as nuk i foli Damiano-s. Disa muaj më vonë, Måneskin do të nxirrte albumin dhe i kishte dërguar një ftesë.
Në një moment, flitej për një bashkëpunim mes tyre që u realizua, por Dove s’mund të shkonte në natën hapëse të turneut. Gjithçka do të ndryshonte në takimin e tyre të dytë, në VMA e vitit 2023 kur më në fund Dove dhe Damiano kishin një arsye për të folur me njëri-tjetrin.
Kur ai erdhi tek unë, u ndieva… s’e di, një vit mund të bëjë shumë. Dukej sikur kishin kaluar nja 10 vjet. Kur u takuam herën e parë, ai ishte në një pikë tjetër ashtu si edhe unë, kështu që nuk e fiksuam njëri-tjetrin. Më pas ai tha, ‘Po nisim turneun botëror në Madison Square Garden. Nëse do të jesh ende këtu pas disa ditësh, do të na pëlqente shumë nëse do të vije’. Ishte shumë e pafajshme. Më pas më ftuan në dhomën në prapaskenë, nisëm të flisnim dhe më ftoi në festë. Shumë shpejt u kthye në ‘Le të shkojmë për darkë në këtë vend në orën 08:00’. Ai është Bricjap kështu që tha ‘këto janë qëllimet e mia’. Ishte shumë i drejtpërdrejtë. Ai është si një xhentëlmen i viteve ’50, engjëll, arush. Është njeriu më i mirë që kam njohur në jetë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co