Ndeshjet e sotme në turin e dytë të Ligës së Europës kanë dekretuar kalimin e ekipeve që shiheshin si favorite që në hedhjen e shortit për këtë tur të aktivitetit të dytë për nga rëndësia në Europë.
Ajaksi ka fituar 3-1 në transfertë në Serbië përballë Vojvodinës, por e ka siguruar këtë sukses dhe kalimin e turit vetëm falë dy golave të shënuar në minutat e fundit të sfidës.
Ndërkohë, kualifikim pa telashe ishte ai i Panathinaikosit që mundi 4-0 Botev Plodviv, teksa Trabzonspori kaloi Ruzhomberok edhe me fitoren minimale 1-0 në ndeshjen e dytë pasi kishte fituar 2-0 të parën në transfertë.
Në raundin tjetër do të ketë përballje shumë interesante, pasi Panathinaikos-Ajaks është pikërisht një nga sfidat që ka rezervuar shorti, pa harruar këtu edhe një tjetër duel të fortë si Partizan Beograd-Lugano.
REZULTATET
Elfsborg-Sherif Tiraspol 2-0
Silkeborg-Molde 3-2
Makabi Petah Tikva-Braga 0-5
Trabzonspor-Ruzhomberok 1-0
Botev Plovdiv-Panathinaikos 0-4
Sërkëll Bryzh-Kilmarnok 1-0
Rijeka-Hunedoara 1-0
Vojvodina-Ajaks 1-3
Rapid Vjenë-Visla 6-1
*Më të theksuara skuadrat e kualifikuara
RAUNDI I TRETË
Klaksvik-Borac Banja Luka
Santa Koloma-RFS
Çelje-Shamrok Rovers
Panevezis-Makabi-Tel Aviv
Petrokub-TNS
Dinamo Minsk-Linkoln Red Imps
Partizan Beograd-Lugano
Molde-Sërkëll Bryzh
Panathinaikos-Ajaks
Trabzonspor-Rapid Vjenë
Braga-Servet
Rijeka-Elfsborg
Krivbas-Viktoria Plzen
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co