Kosova

Lista Serbe kundër regjistrimit të popullsisë në Kosovë, SHBA: Të keqardhur! Presim nga qeveria Kurti të…

lista serbe kunder regjistrimit te popullsise ne kosove shba te keqardhur presim nga qeveria kurti te
lista serbe kunder regjistrimit te popullsise ne kosove shba te keqardhur presim nga qeveria kurti te

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka thënë se i vjen keq që Lista Serbe nuk e përkrah votimin për shkarkimin e katër kryetarëve të komunave veriore të Kosovës.

Ambasada ka deklaruar se pjesëmarrja demokratike në votim bën që udhëheqësit të jenë përfaqësues të popullit të cilit i shërbejnë.

“Na vjen keq për deklaratën e Listës Serbe se ata do të tërhiqen nga pjesëmarrja në votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore. Presim që Qeveria e Kosovës të jetë e ndjeshme ndaj shqetësimeve të qytetarëve të saj në veri të Kosovës gjatë gjithë këtij procesi. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë do të vazhdojnë ta ndjekin këtë proces nga afër”, thuhet në përgjigje.

Tutje thuhet se qëndrimi i SHBA-së është i qartë dhe i pandryshuar, duke theksuar se e mbështesin demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës dhe zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime.

“Siç kanë thënë vazhdimisht ambasadori Hovenier dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë amerikane, ne besojmë se është e rëndësishme që qytetarët e Kosovës të kenë aftësinë për të ushtruar të drejtën e tyre për të shkarkuar kryetarët në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, nëse ata vendosin ta bëjnë këtë”, ka thënë tutje ambasada.

Ambasada e SHBA-së ka deklaruar se i vlerësojnë përpjekjet e bëra nga KQZ-ja për t’i lejuar të gjithë qytetarët e Kosovës të marrin pjesë në këtë proces demokratik.

“Mundësi pjesëmarrjeje kanë të gjithë qytetarët e regjistruar në veri të Kosovës”, theksohet në përgjigje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts