Llojet e halucinacioneve, cilat janë simptomat më të shpeshta që përjetoni?

llojet e halucinacioneve cilat jane simptomat me te shpeshta qe perjetoni

Haluçinacionet (ndonjëherë shohim ose dëgjojmë njerëz që nuk jetojnë më)… Studimet tregojnë se 6 në 10 njerëz shohin ose dëgjojnë të dashurit e tyre të vdekur. Ata thonë se, në fakt, haluçinacionet janë të zakonshme, por shumë njerëz kanë frikë se po çmenden dhe nuk jua përmendin miqve të tyre.

6 në 10 njerëz që janë në zi kanë treguar se kanë parë ose dëgjuar të vdekurit e tyre të dashur. Në mesin e njerëzve, rreth 30-60% kanë përjetuar gjëra të tilla si për shembull bashkëshortin e tyre të ulur në karrige apo i kanë dëgjuar të thërrasin emrin e tyre sipas shkencëtarëve.

Kërkuesit e Universitetit të Milanos thanë se ka një përhapje shumë të lartë të këtyre “përvojave të halucinacioneve pas humbjes së një njeriu të dashur” në ata persona që nuk kanë histori të çrregullimeve mendore.

Në raportin e botuar në “Journal of Affective Disorders” thuhet se ky studim jep konsistencë dhe i ligjëron këto fenomene. Studiuesit thanë se ka nevojë për studime të mëtejshme për të përcaktuar natyrën fiziologjike dhe patologjike të saj.

Jacqueline Hayes, një akademike në University of Roehampton ka studiuar fenomenin duke intervistuar njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët kanë humbur bashkëshortët, prindërit, fëmijët, vëllezërit ose miqtë.

Njerëzit raportonin vizionet, zërat, ndjenjën sikur dikush i prek ose një ndjenjë të pranisë së dikujt që nuk është e lidhur drejtpërdrejtë më shqisat.

Llojet e halucinacioneve, cilat janë simptomat më të shpeshta

Mirëpo çfarë të reje sjell kjo?

Raporti vijon me një tjetër hulumtim nga “University of Southampton”, i cili sugjeron se mund të ketë një jetë pas vdekjes.

Llojet e halucinacioneve më të zakonshme dhe simptomat

Halucinacionet dëgjimore: Kjo ndodh kur personat dëgjojnë gjëra të pavërteta. Sipas News Medical, ky është dhe lloji më i përhapur i halucinacioneve midis pacientëve me skizofreni, por mund t’u ndodhë shpesh edhe personave të cilët mund të dëgjojnë zërin e personave të dashur që nuk jetojnë më.

Halucinacionet e prekjes: Halucinacionet e prekjes ndodhin kur ndien diçka mbi lëkurë, por që në të vërtetë nuk është aty. Kjo ndodh si rezultat i alkoolizmit ose abuzimit me drogën. Halucinacionet më të zakonshme janë ato të mendimit se një insekt ose ndonjë gjallesë tjetër është mbi lëkurë.

Halucinacione të përjetimit: Këtu përfshihen të gjitha halucinacionet e gjendjes trupore, ku individët që e kanë përjetuar thonë se kanë pasur ndjesi si fluturim, lundrim ose një eksperiencë jashtë trupit të tyre. Kjo mund të shpjegojë edhe ndjesinë se ti ose një pjesë e jotja gjendeni në një vend tjetër, ose mund të ndieni praninë e ndonjë të vdekuri.

Halucinacionet nuhatëse: Këto lloje halucinacionesh përfshijnë nuhatjen e aromave që nuk ekzistojnë realisht dhe, sipas Counselors Soapbox, është një nga format më të rralla të halucinacioneve. Zakonisht këto aroma janë të pakëndshme, kjo mund të ndodhë si pasojë e një dëmtimi në tru ose për shkak të epilepsisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →