KOSOVE
Mozzik dhe Lotina Haziri janë personazhet e ditës në showbiz dhe kurioziteti rreth tyre nuk arrin të shuhet. Falë promovimit të albumit “Mërgimstar”, Mozzik ka dhënë disa intervista dhe më e fundit është në “Reload” në RTV Dukagjini.
Përtej karrierës, moderatori ‘s’e la rehat’ duke e ngacmuar herë pas here për Lotinën dhe disa herë Mozzik theksoi se është shumë i lumtur. Megjithatë, në një pikë të bisedës, reperi ‘u dorëzua’ dhe ndau detaje për njohjen e tyre.
Nuk ka nisur aspak rastësisht, por Lotina ka qenë një pëlqim i hershëm i Mozzik. Vitet kaluan dhe duket se jeta i solli në krahët e njëri-tjetrit.
Nuk ka qenë rastësi. E di si? Është temë shumë e shkurtër që përmbyllet shumë qartë dhe fundja besoj që e përmbyll, e përforcon çfarë fola unë. Ajo ndjesia që jam shumë mirë dhe jam shumë i lumtur dhe sado që t’i japësh anë kësaj teme, në atë kuptimin, Lotinës unë i kam shkruar prej kohësh. Prej kohësh i kam shkruar, domethënë që pasqyron një pëlqim timin të bukur, të vjetër. Më pas si kanë ardhur ujërat e jetës, kanë ardhur në mënyrën më të mirë dhe më të sinqertë, më të drejtë, thjesht kanë ardhur. Jam shumë i lumtur në këtë pjesë.
Madje duket se bukuroshja ia ka marrë aq shumë zemrën sa nuk i rrihet pa shkuar në qytetin e saj. “Nga Prishtina jam kthyer në Ferizaj pranë prindërve e tani kam dalë këtej nga Gjilani”, përfundoi Mozzik mes të qeshurave.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co