Paraqitja kundër Spanjës ishte më shumë sesa zhgënjyese, ose më saktë nxori në sipërfaqe edhe limitet e një Italie, që pas përmbysjes me Shqipërinë u duk në një tjetër nivel.
Gjithsesi, për ta rikthyer me këmbë në tokë mendoi Spanja, e cila me një lojë që është pak ta quash spektakolare u dha një leksion të vërtetë futbolli “Axurrëve”. Por për të shmangur rënie të tensionit në kampin “Axurr”, trajneri Luçiano Spaleti ka vendosur që stërvitjen ta nisë me një mbledhje 20 minutëshe me lojtarët e tij.
Ai nuk ka dashur që të zbresë në fushë sikur nuk kishte ndodhur asgjë, përpara se të kuptonte gjendjen psikologjike të futbollistëve të tij, të cilët i ka motivuar dhe i ka shtyrë që të rikthehen të besojnë në vetvete.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co