Bota

Lufta me Rusinë, Polonia: Ushtria jonë nuk do të jetë në Ukrainë, por…

lufta me rusine polonia ushtria jone nuk do te jete ne ukraine por
lufta me rusine polonia ushtria jone nuk do te jete ne ukraine por

Varshava nuk do të dërgojë trupa në Ukrainë, edhe pse ka vendosur të vazhdojë të ndihmojë Kievin me mjete të tjera, ka thënë ministri polak i Mbrojtjes, Wladysław Kosiniak-Kamysz.

Ministri u pyet në lidhje me gjasat që NATO mund të vendosë trupa në Ukrainë duke theksuar se “Ushtria polake nuk do të jetë në Ukrainë”.

“Ne do të ndihmojmë Kievin, do të vazhdojmë mbështetjen. Ne po bëjmë dhurime të mëtejshme të pajisjeve”, tha ministri.

Varshava gjithashtu mbështet dhe merr pjesë në të gjitha nismat e përbashkëta të NATO-s, të tilla si ofrimi i inteligjencës dhe trajnimi për forcat ukrainase, tha Kosiniak-Kamysz. Ministri gjithashtu e përshkroi Poloninë si “liderin së bashku me Gjermaninë” të “koalicionit” për furnizimin me tanke dhe automjete të tjera të blinduara në Kiev.

Mbështetja e qëndrueshme e Kievit është e dobishme për vetë Poloninë dhe Varshava e konsideron atë si një “investim”, vuri në dukje ai.

“Të gjitha këto nisma synojnë ta bëjnë Poloninë të sigurt. Të ndihmosh ushtrinë ukrainase është një investim në sigurinë e Polonisë,” shpjegoi zyrtari polak.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts