Bota

Lufta në Gaza, mbahet sot takim mes Lavrovit dhe koordinatorit të OKB-së

lufta ne gaza mbahet sot takim mes lavrovit dhe koordinatorit te okb se
lufta ne gaza mbahet sot takim mes lavrovit dhe koordinatorit te okb se

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov do të takohet sot në Moskë me koordinatorin special të Kombeve të Bashkuara për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e ministrisë, Maria Zakharova, raporton Tass.

“Sot ministri i Jashtëm rus do të presë koordinatorin special të Kombeve të Bashkuara për procesin e paqes në Lindjen e Mesme, Tor Wennesland, i cili aktualisht ndodhet në Moskë”, tha ai.

Mes të tjerash ai shtoi se; “Takimi do të ketë të bëjë me situatën aktuale në zonën e konfliktit izraelit- palestinez, kryesisht në Rripin e Gazës, duke marrë parasysh objektivin e një armëpushimi sa më shpejt të jetë e mundur.”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts