Luhet të premten dhe të shtunën, spikat derbi Partizani-Dinamo/ Ja axhenda e javës së 32-të të Superiores

luhet te premten dhe te shtunen spikat derbi partizani dinamo ja axhenda e javes se 32 te te superiores
luhet te premten dhe te shtunen spikat derbi partizani dinamo ja axhenda e javes se 32 te te superiores

Kategoria Superiore uli siparin e javës së 31-të mbrëmjen e sotme, teksa skuadrat do të rikthehen në fushën e lojës ditën e premte, kur janë planifikuar të zhvillohen edhe dy duelet e vlefshme për javën e 32-të.

Paralelisht në orën 15:00, Erzeni do të luajë përballë Tiranës në “Arena Egnatia”, ndërkohë që Kukësi pret në shtëpi Skënderbeun. 

Ndërkohë dita e shtunë kulmon me 3 përballje. Në orën 15:00, Laçi sfidon kryesuesit e Egnatias, ndërkohë që në orën 18:00, luhen dy sfidat e tjera, Teuta-Vllaznia dhe Partizani-Dinamo.  

AXHENDA E JAVËS SË 32-TË: 

E premte 19 prill 

Erzeni-Tirana ora 15:00 

Kukësi-Skënderbeu ora 15:00 

E shtunë 20 prill 

Laçi-Egnatia ora 15:00 

Teuta-Vllaznia ora 18:00 

Partizani-Dinamo ora 18:00  

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →