Mandati i Olta Xhaçkës, zbardhet kërkesa e Bardhit për Gjykatën Kushtetuese: Mbrojtje e pastër politike dhe pengim i drejtësisë

mandati i olta xhackes zbardhet kerkesa e bardhit per gjykaten kushtetuese mbrojtje e paster politike dhe pengim i drejtesise
mandati i olta xhackes zbardhet kerkesa e bardhit per gjykaten kushtetuese mbrojtje e paster politike dhe pengim i drejtesise

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar sot kërkesën në Gjykatën Kushtetuese kërkesën lidhur me vendimin për mandatin e deputetes Olta Xhacka. Në Gjykatën Kushtetuese është kundërshtuar vendimi nr. 41/2024, datë 11.04.2024 i Kuvendit të Shqipërisë “Për mosdërgimin e Mocionit në Gjykatën Kushtetuese” dhe deklarimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të këtij vendimi. Gjithashtu, kërkohet zgjidhja e konfliktit të kompetencave ndërmjet Kuvendit të Shqipërisë dhe subjektit kushtetues në konflikt, jo më pak se 1/10 e deputetëve, duke përcaktuar mënyrën kushtetuese konkrete sesi zgjidhet ky konflikt dhe sesi ushtrohet e drejta kushtetuese e pakicës parlamentare (një të dhjetës së deputetëve) për të mos u penguar mocioni i tyre nga Kuvendi në kushtet e mosverifikimit të pengesave formale, në kushtet ku mazhoranca me votim ka vendosur moszbatimin e vendimit nr. 1/2023 të Gjykatës Kushtetuese dhe kjo mund të ripërsëritet në të ardhmen. Si pasojë e këtij konflikti kushtetuese grupi parlamentar i PD kërkon nga Gjykata Kushtetuese që të bënte edhe një interpretim përfundimtar të neneve 70, pika 1 dhe 4; 73, pika 1; dhe 132, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, duke individualizuar edhe përgjegjësinë e deputetëve në rastet kur pengohet zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Në kërkesën e zbardhur, 44 deputetë të opozitës, konstatojnë se vendimi i Kuvendit për të penguar dërgimin e papajtueshmërisë me mandatin të deputetes Olta Xhacka, është antikushtetuese, sepse:
(i). Bie ndesh me parimin e ndarjes dhe balancës mes pushteteve, si dhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të zgjidhur mosmarrëveshjet kushtetuese/bërë interpretimin përfundimtar të Kushtetutës, duke cenuar nenet 4, 7, 124, 131/1/e dhe 132 të Kushtetutës.
(ii). Bie ndesh me të drejtën e 1/10 së deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për të inicuar një proces kushtetues të kontrollit të papajtueshmërisë së mandatit të një deputeti të vetë Kuvendit të Shqipërisë, duke cenuar nenin 70, pika 4 e Kushtetutës dhe duke krijuar konflikt kompetencash midis shumicës dhe pakicës parlamentare.
(iii). Bie ndesh me nenin 70, pika 1 të Kushtetutës, sepse ka shtrirë efektet e parimit të “mandatit jodetyrues të deputetit” edhe për të bërë të paaplikueshëm detyrimin për të zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke cenuar nenin 132 të Kushtetutës dhe duke u fshehur pas parimit të parashikuar në nenin 73, pika 1 e Kushtetutës.

Grupi Parlamentar i PD ka kërkuar edhe shqyrtimin me përparësi të kësaj cështje, për shkak se paraqet një interes të lartë public, për garantimin e parimeve të shtetit të së drejtës, si dhe për të ruajtur autoritetin e Gjykatës Kushtetutese, dhe besimin e publikut tek kjo gjykatë.

44 deputetët e opozitës theksojnë se ky rast merr përmasat e një mbrojtje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK. Nga ky hetim rezulton e provuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhacka.

Duke e konsideruar të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhacka, duke penguar zbatimin e vendimit nr. 1/2023 të Gjykatës Kushtetutese, deputetët nënshkrues e konsiderojnë këtë një veprim që përbën minim të demokracisë dhe rrënon besimin e qytetarëve tek Gjykata Kushtetuese dhe sistemi i drejtësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →