27 të burgosur në IEVP Berat lanë sot qelitë dhe 33 të tjerë do të përfitojnë ulje të dënimit nga amnistia.
Sipas informacioneve, nga amnistia kanë përfituar të burgosur, të cilëve u ka mbetur pa vuajtur më pak se 4 vite nga përfundimi i dënimit. 33 të burgosur të tjerë në IEVP Berat kanë përfituar nga amnistia ulje të dënimit me 1.5 vite burg.
Lirimi i të burgosurve nga burgu i Beratit filloi në orën 13:00 dhe jashtë ambienteve të IEVP-së ata priteshin nga familjarët e tyre. Për arsye sigurie, gjatë procesit të lirimit nga burgu të të burgosurve që u prekën nga amnistia, kanë qenë edhe forca të shumta policie të DVP-së Berat.
Në burgun e Beratit janë rreth 180 të dënuar dhe të paraburgosur për vepra të ndryshme penale, nga këta 70% janë të burgosur me dënim të formës së prerë.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co