TIRANE
Këngëtarja shqiptare Maya Aliçkaj ishte e ftuar në “Living Room”, ku foli për procesin e divorcit dhe për periudhën e vështirë që kaloi pas videos virale.
Ajo u shpreh se po mundohet të mbajë larg negativitetin dhe të ruajë energjitë për vete, djalin dhe punën.
Maya vuri theksin te mënyra se si ngjarja e saj u përfol në media.
“U përfol dhe u hodh aq shumë baltë mbi figurën time nga televizionet duke bërë manipulime dhe shpifje. Por floriri nuk bëhet pis sepse është flori, – tha ajo.
Gjithashtu, ajo tha se për këtë çështje, do të flasë së shpejti gjerë e gjatë dhe në mënyrë të veçantë kur të vijë koha e duhur. Mbi këtë çëshjte Maya ka thënë se së shpejti do të flasë gjerë e gjatë dhe në mënyrë të veçantë kur të jetë koha e duhur për të.
Unë i dhashë botës së artit dhe televizioneve diçka. Dhe ti po më përdor, pa u shprehur unë kurrë dhe pa e ditur ti kurrë të vërtetën. Ky ishte një zhgënjim për sa i përket mediave që e kanë përdorur këtë moment. Më lëndove mua, lëndove fëmijën, shumë keq, – përfundoi ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co