Një film i bazuar në lojën klasike Monopoly thuhet se do të prodhohet nga kompania e prodhimit të Margot Robbie.
Filmi Monopoly ka qenë në zhvillim prej më shumë se një dekade, sipas Hollyëood Reporter. Por dje u njoftua se kompania e prodhimit të Robbie, LuckyChap do ta prodhojë atë. Hasbro Entertainment, pjesë e kompanisë amerikane të lodrave, do të jetë gjithashtu prodhuese.
Kompania e Robbie së fundmi ka punuar në Saltburn dhe hitin e vitit të kaluar “Barbie”, ku aktorja australiane edhe interpretoi.
Pas “Barbie”, Margot Robbie po bëhet gati për një film
Duke folur për Variety në shkurt, Robbie tha:
“Ne duam të bëjmë më shumë filma që kanë efektin që ka Barbie. Nuk e di nëse duhet të jetë Barbie 2. Pse nuk mund të jetë një tjetër ide e madhe, origjinale, e guximshme ku kemi një regjisor fantastik, një buxhet të madh për të luajtur dhe besimin e një konglomerati të madh pas tyre të shkoj dhe të luaj vërtet? Dua ta bëj këtë.”
Adam Fogelson, kryetar i Lionsgate Motion Picture Group, tha se ata ishin “jashtëzakonisht të emocionuar” për projektin dhe besojnë se mund të jetë hiti i ardhshëm.
Barbie ishte filmi me fitimin më të madh vitin e kaluar, duke fituar 1.38 miliardë dollarë globalisht.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co