Shqiperia

Marrëveshja mazhorancë-opozitë, ambasadori i BE, Gonzato: Parlamenti funksional, kyç për procesin e integrimit

marreveshja mazhorance opozite ambasadori i be gonzato parlamenti funksional kyc per procesin e integrimit
marreveshja mazhorance opozite ambasadori i be gonzato parlamenti funksional kyc per procesin e integrimit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “X” pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve ditën e sotme.

Gonzato u shpreh se ai mirëpret vendimin e sotëm të Konferencës së Kryetarëve përmes së cilës u mundësia rikthimi i jetës parlamentare.

Po ashtu ai u shpreh se përgëzon lidershipin nga të dyja palët për arritjen e gjetjes së gjuhës së përbashkët.

Gonzato theksoi se delegacioni i BE në Shqipëri ka përsëritur vazhdimisht se një parlament funksional është kyç për procesin e integrimit të vendit drejt BE-së.

“Përshëndes vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Delegacioni i BE ka përsëritur se një Parlament funksional është kyç për procesin e integrimit drejt BE”, u shpreh Gonzato.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts