Bota

Masakër në bazën ruse, Ukraina përdor raketat amerikane, vriten 65 ushtarë, mes tyre dhe gjenerali Oleg Moisev

masaker ne bazen ruse ukraina perdor raketat amerikane vriten 65 ushtare mes tyre dhe gjenerali oleg moisev
masaker ne bazen ruse ukraina perdor raketat amerikane vriten 65 ushtare mes tyre dhe gjenerali oleg moisev

UKRAINE

Kievi nuk e ka vonuar aspak hakmarrjen për pushtimin rus të Avdiivka-s, duke shkaktuar një masakër në kampin e trajnimit rus pranë Trudivske, në Donjetsk.

Si pasojë e sulmit ukrainas me raketat e lëshuara nga sistemi amerikan Himars, raportohet se 65 ushtarë rusë të rreshtuar në formacionin e paradës kanë vdekur.

Në mesin e viktimave bën pjesë edhe gjeneralmajor Oleg Moisev Fotot dhe videot që qarkullojnë orët e fundit duket se dëshmojnë si sulmin, ashtu edhe humbjet, që pësuan rusët, por për momentin as Moska dhe as Kievi nuk kanë dhënë deklarata për këtë çështje.

Sipas KyivPost, batalioni i Moskës më pas u shkatërrua nga raketa me rreze të gjatë veprimi. Ushtarët rusë ishin rreshtuar në pritje të inspektimit nga oficerët e lartë të ushtrisë dhe gjeneralmajori.

Sipas raportimeve, dy ose tre raketa artilerie të drejtuara nga GPS, të lëshuara nga një Himars, u rrëzuan në fushën pranë Trudivske.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts