Shqiperia

Masakra e Lushnjës me 2 të vrarë, GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun

masakra e lushnjes me 2 te vrare gjkko denon me burgim te perjetshem laert haxhiun
masakra e lushnjes me 2 te vrare gjkko denon me burgim te perjetshem laert

Laert Haxhiu, kundërshtari kryesor i ish-kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bare është dënuar nga GJKKO me burgim të përjetshëm.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se GJKKO mësohet se ka pranuar kërkesën e SPAK për dënimin me burgim të përjetshëm të Haxhiut, që është nën akuzë për masakrën e Lushnjës në 2017, ku u vranë dy persona.

Zamir Latifi, mik i nipit të Aldo Bares dhe Jurgen Hoxha janë qëlluar me automatik në një lokal pranë qendrës së Lushnjës, ndërsa edhe dy persona të tjerë u plagosën nga kjo ngjarje në mënyrë aksidentale. Po me burgim të përjetshëm janë dënuar më herët për masakrën e Lushnjës edhe bashkëpunëtorët e Haxhiut, Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Atentati nisi që në vitin 2016, kur u tentua që të ekzekutohet nipi i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, ngjarje për të cilën Haxhiu ishte shpallur në kërkim, dënuar me 18 vite burg në mungesë. Në kohën që i fshihej drejtësisë, Haxhiu përgatiti planin për vrasjen e dy personave në Lushnjë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts