Maya flet për divorcin: Po ruaj energjitë për vete, djalin dhe punën

maya flet per divorcin po ruaj energjite per vete djalin dhe punen
maya flet per divorcin po ruaj energjite per vete djalin dhe punen

Këngëtarja shqiptare Maya Aliçkaj ishte e ftuar në “Living Room”, ku foli për procesin e divorcit dhe për periudhën e vështirë që kaloi pas videos virale.

Ajo u shpreh se po mundohet të mbajë larg negativitetin dhe të ruajë energjitë për vete, djalin dhe punën.

Maya vuri theksin te mënyra se si ngjarja e saj u përfol në media.

U përfol dhe u hodh aq shumë baltë mbi figurën time nga televizionet duke bërë manipulime dhe shpifje. Por floriri nuk bëhet pis sepse është flori, – tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se për këtë çështje, do të flasë së shpejti gjerë e gjatë dhe në mënyrë të veçantë kur të vijë koha e duhur.

“Unë i dhashë botës së artit dhe televizioneve diçka. Dhe ti po më përdor, pa u shprehur unë kurrë dhe pa e ditur ti kurrë të vërtetën. Ky ishte një zhgënjim për sa i përket mediave që e kanë përdorur këtë moment. Më lëndove mua, lëndove fëmijën, shumë keq”, përfundoi ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →