Shqiperia

Mbante mbi trup një jelek me eksploziv, arrestohet një person në konsullatën iraniane në Paris

mbante mbi trup nje jelek me eksploziv arrestohet nje person ne konsullaten iraniane ne paris
mbante mbi trup nje jelek me eksploziv arrestohet nje person ne konsullaten iraniane ne paris

Një person u arrestua sot në Paris pas kërcënoi se do të hidhte veten në erë në konsullatën iraniane në lagjen e 16-të kryeqytetit francez, jo shumë larg Kullës Eifel. Rreth orës 11 të mëngjesit të së premtes, burri u pa nga një dëshmitar teksa po hynte në selinë konsullore iraniane.

Pasi u fut në ndërtesë, ai kishte hequr pallton duke zbuluar “një jelek me bombë shpërthyese të bërë vetë”, me qëllim për t’u hakmarrë për vdekjen e vëllait të tij, thotë Reuters, por pa saktësuar se për çfarë rasti bëhet fjalë.

Prefektura e Parisit saktësoi se konsullata iraniane bëri një “kërkesë për ndërhyrje” dhe forcat speciale u dërguan në vendngjarje. Si masë sigurie dhe me urdhër të policisë, linja gjashtë e metrosë u ndërpre dhe zona u rrethua, ndërkohë që po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts