Bota

Mbi 49 mijë personel ushtarak rusë kanë vdekur në Ukrainë

mbi 49 mije personel ushtarak ruse kane vdekur ne ukraine
mbi 49 mije personel ushtarak ruse kane vdekur ne ukraine

Gazetarët kanë konfirmuar vdekjen e më shumë se 49 mijë pjesëtarë të personelit ushtarak rus në luftën në Ukrainë.

Që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, të paktën 49,281 personel ushtarak rus kanë vdekur në luftë.

Emrat e tyre u verifikuan nga burime të hapura nga gazetarë të Shërbimit Rus të BBC-së dhe Mediazona së bashku me vullnetarë.

Gazetarët konfirmuan vdekjen e më shumë se 3,300 oficerëve të ushtrisë ruse dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit.

Gjithashtu është bërë e ditur se 386 prej tyre ishin në gradën nënkoloneli dhe më lart.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar dëme të shumta materiale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts