Mbretëresha Camilla tha sot se mbreti Charles III, i cili ndodhet në spital, është në gjendje të mirë shëndetësore pas diagnostikimit të prostatës të zmadhuar, për të cilën ai u trajtua, ndërsa Kate Middleton është ende nën kujdesin mjekësor pas operacionit abdominal, sipas “MailOnline”.
Monarku 75-vjeçar është në gjendje të mirë pas operacionit. Nuk dihet ende se sa kohë do të qendrojë mbreti Charles në spital.
Charles iu nënshtrua sot një procedure korrigjuese pasi u diagnostikua me një sëmundje beninje. Ai ka shtyrë angazhimet e tij deri në një periudhë rikuperimi.
Charles u shoqërua nga Camilla, por ky gjest mbetet i pazakontë, duke pasur parasysh se mbretëresha e ndjerë dhe princi Philip normalisht shkonin vetë në spital.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co