Bota

SHBA aprovon shitjen e avionëve F-16 për Turqinë dhe Greqinë

shba aprovon shitjen e avioneve f 16 per turqine dhe greqine
shba aprovon shitjen e avioneve f 16 per turqine dhe greqine

Qeveria amerikane ka miratuar shitjen prej 23 miliardë dollarësh të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 Turqisë – një veprim që ishte vonuar – pasi Ankaraja ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO.

Marrëveshja përfshin komplete moderne për 79 avionët F-16 ekzistues në Turqi.

Departamenti Amerikan i Shtetit i tha Kongresit se kishte miratuar gjithashtu shitjen e 40 avionëve luftarakë F-35 Greqisë, me kosto 8.6 miliardë dollarë, raportoi BBC.

Turqia ratifikoi aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO pas më shumë se një viti vonesë që shkaktoi tension në aleancë.

Për herë të parë, ajo bëri kërkesën për avionët në vitin 2021, por vonesa e saj në ratifikimin e aplikimit suedez për NATO-n doli të ishte një pengesë e madhe. Turqia ishte e shqetësuar për atë që e quajti mbështetjen e Suedisë për separatistët kurdë.

Pas ratifikimit këtë javë, presidenti amerikan Joe Biden nxiti që shitja e avionëve të aprovohet “pa vonesë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts