ITALI
Përfundojnë hetimet për 2 kompanitë e blogerës së famshme italiane, Chiara Ferragni. Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregut vendosi që Chiara do t’i paguajë 1.2 milionë euro shoqatës së bamirësisë “I Bambini delle Fate” për tre vjet.
Dy kompanitë e drejtuara nga Ferragni thanë në një deklaratë se ata kanë vendosur të ndajnë qartë aktivitetet e tyre tregtare dhe ato të bamirësisë.
‘Një pikë kthese epokale në menaxhimin e aktiviteteve të universit Chiara Ferragni, e cila nga sot do të shohë aktivitetet tregtare të ndara qartë nga ato të bamirësisë’-shkruajnë mediat italiane.
Ky ndryshim u komunikua përmes një njoftimi për shtyp nga kompanitë e saj, Tbs Creew Srl dhe Fenice Srl, pas përfundimit të procedurave të nisura nga Antitrust në lidhje me “Vezët e Pashkëve dhe ëmbëlsirave ” të lidhura me nismat e bamirësisë.
Një seri angazhimesh që do të shërbejnë për të shmangur skandalet e reja si ato në të cilat Ferragni (dhe kompanitë e saj) janë përballur muajt e fundit. Influencuesja përmes Instagram shprehu kënaqësinë për përfundimin pozitiv të procedurës, duke ritheksuar rëndësinë e transparencës dhe angazhimit social në menaxhimin e aktiviteteve.
Me këtë pikë kthese, kompanitë e Ferragni synojnë të konsolidojnë besimin e konsumatorëve dhe të vazhdojnë iniciativat e tyre në një mënyrë të qartë dhe të dallueshme nga aktivitetet tregtare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co