Udine-Roma u ndërpre me dramë, si pasojë e frikës për Ndicka, fati e deshtë që kjo sfidë të mbyllej sërish me dramë, me një gol në minutën e 95-të. Pavarësisht kërkesave nga ana e De Rossi, që kjo sfidë të shtyhej, për shkak të angazhimit të Evropë, Udine-Roma u zhvillua të enjten, një takim që nisi në minutën e 72-të, aty kur u ndërpre, por nisi me një risi, me Canavaro-n në stolin e Udineses.
Dy ekipet e kishin të vështirë të kapin ritmin, ndërsa momenti më përcaktues erdhi në fund në minutën e 95-të, ku Cristante me kokë në shtyllën e parë dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar Romës një trepikësh të artë që përforcon pozitat e tyre në vendin e 5-të në kuotën e 58-të, një pozicion që i dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm. Daniele de Rossi nuk e fshehu gëzimin për këtë fitore të madhe, festoi në fushë, por në konferencë për shtyp kërkoi ndjesë:
“Nuk kisha përgatitur kurrë një ndeshje 20 minuta. Për fat, na shkoi mirë në atë goditje këndi. Më vjen keq që festova në atë mënyrë, por ky ishte një gol shumë i rëndësishëm. Ne vërtetuam edhe një herë se jemi një skuadër e fortë, nëse dëshirojmë diçka e arrijmë. Me vjen keq që fjala jonë nuk u dëgjua. Ishte e drejta jonë që të kishim të njëjtën kohë për të përgatitur sfidën me Leverkusen. Më vjen keq, kjo është hera e parë që një skuadër italiane penalizohet në këtë aspekt. Tani kemi vetëm dy ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Napolin”, u shpreh De Rossi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co