Sport

NBA/ Denver eliminon Lakers, Filadelfia dhe Orlando marrin fitoren e parë në play-off

nba denver eliminon lakers filadelfia dhe orlando marrin fitoren e pare ne play off
nba denver eliminon lakers filadelfia dhe orlando marrin fitoren e pare ne play off

Kampionët në fuqi të NBA janë pranë kualifikimit në gjysmëfinalet play off në Konferencën e Perëndimit pas fitores 112-105 ndaj Lejkërs në çerekfinalen e tretë.

Ekipi kalifornian, edhe pse luajti në fushën e vet, nuk arriti të fitojë, ndërkohë që Denver është një fitore larg kualifikimit. Katër lojtarë të skuadrës së Denverit realizuan mbi 20 pikë, ku shkëlqeu Gordon, autor i 29 pikëve dhe 15 ribaund. Për Lejkërs, Dejvis e mbylli ndeshjen me 33 pikë e 15 ribaund e LeBron Xhejms me 26 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.

Dy ndeshje të luajtura në Konferencën e Lindjes. Skuadra e Filadelfias fitoi 125-114 ndaj Nju Jork, duke rihapur garën. Xhoel Embid ishte një përbindësh për vendasit, autor i 50 pikëve, duke i bërë të pavlefshme 39 pikët e Brunson për nju-jorkezët.

Fitoren e parë në këto çerekfinale korri edhe Orlando, që mundi 121-83 Klivelend, që tashmë udhëheq 2-1 me ndeshje. Bankero me 31 pikë e 14 ribaund si dhe Sugs me 24 pikë bënë diferencën në fushë për skuadrën vendase.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts