Vesa Smolica rrëfeu mbrëmjen e së martës një periudhë të errët të jetës, ku i është dashur të jetojë dhomave të spitaleve. Banorja e Big Brother VIP deklaroi se në vitet 2011-2013 kur ishte 20-22 vjeçe nisi të përballej me probleme shëndetësore, të cilat i dobësuan shumë imunitetin.
Vesa tha se pas shfaqjes së simpotomave, nisën edhe të dukeshin shenjat e nxirjes në trup.
Ajo vijoi më tej të tregonte se i dhanë tre ditë jetë në spital dhe se ka kryer disa operacione.
Kam mbërritur deri në një pikë jetë a vdekje. Kanë qenë dy vite mizore për shëndetin tim. Asnjëherë s’e kam luajtur viktimën as para shoqërisë, as para familjes por asnjëherë s’e kam besuar që jam aq keq. Gjithmonë kam shkuar në shtrat natën dhe kam qarë prej dhimbjeve. U dobësova shumë, më ra shumë imuniteti por vazhdoja me muzikën e cila ishte e vetmja gjë që gjeja ngushëllimin. Nuk mundesha më. I thashë prindërve të mi që nuk po e ndiej veten mirë, fillova të nxihesha te këmbët por ndërkohë kisha kaluar tre operime. Më thanë ke tre ditë afat jetë. Nëse do të shpëtosh duhet të qëndrosh në spital dhe t’i nënshtrohesh operimit. Kur u futa për herë të fundit në operacion nuk kisha askënd pranë, as mamin, as babin. Se mamin e kam pikë të dobët. Gjithë mamatë na pranojnë edhe me ato gabimet.
Mbrëmja nuk përfundoi me aq pasi banorja u surprizua nga mamaja e saj. Takimi i tyre ka qenë shumë prekës, pasi të dyja shpërthyen në lot.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co