Meriton Mjekiçi ka rrëfyer sot një detaj tronditës nga jeta e tij.
Ai në spektaklin e sotëm në Big Brother, ka treguar se djali i tij është pjesë e spektrit të autizmit, ndërsa ka rrëfyer se qëllimi që është bërë pjesë e këtij edicioni, ka qenë pikërisht sigurimi i të ardhurave për trajtimin e tij, ndërsa gjysma tjetër do të shkojë për fëmijët që vuajnë nga autizmi.
Ai i ka bërë thirrje nënës së djalit që ta lejojë të jetë pjesë e jetës të të birit.
“Kam shumë emocione kur flas për djalin se kam shumë muaj që nuk e kam ni, nuk e kam pa, nuk e kam pa as në kamera dhe nuk e kam prek as nga afër. Leari i ka ka pas prindërit 22 vjeç kur erdhi në jetë. Unë nuk e kam parë djalin kur kam lindur, për herë të partë ja kam dëgju zërin nga telefoni. Nuk isha për shkak të pandemisë dhe disa problemeve. E kam takuar për herë të parë kur i ka pas dy vjet. E kam të vështirë me fol se therem në emocion, takimi parë, një vogëlush kaçurrels i bukur. Kam pasur probleme me mamin e djalit. Malli më ka marrë, konktakt s’ka kurrkush me mamin e vet. Më ka marrë shumë malli, Leari do bëhet burrë, ka për të kuptuar edhe ndarjen tonë. Do i kërkoj falje për shumë gjëra, çdo gjë që bëj e bëj për Learin dhe njerëzit që i du mas shumti”-ishte rrëfimi i Meritonit në dhomën e rrëfimit.
“Ne jemi njohur si 17-vjeçar, kemi pasur një dashuri shumë të madhe, quhet Egesa. Në moshën 22-vjeçare kuptuam që do bëheshim prindër. Më pas filluan problemet si çift, Egesa jetonte në Austri, Problemi ishte ku të jetonim, ajo vendosi me qiti kusht, ose duhesh me ardh në Austri ose ne nuk vimë. Kjo ishte arsyeja pse u ndamë. Më i sigurt isha me jetu në Prishtinë dhe me ardh djali me mamin me jetu me mu. Këtu filloi ndarja jonë. Pash një Meriton të vogël.
Jam brenda për shkak të një kauze që nuk e kam fol asnjëherë me banorët brenda shtëpisë. Leari është njëri prej fëmijëve të tjerë që është me autizëm, kjo ka qenë arsyeja. Nëse fitoj, gjysma për djalin e tjetra për fëmijët në autizëm. Është 5 vjeç dhe si fëmijët e tjerë, problem në të folur…Gjej rastin të kërkoj falje për çdo gjë. Unë dua të jem pjesë në jetën e djalit tim. Unë du me kon pjesë e zhvillimit të tij, me e ndihmu në pjesën tjetër jetë. Do i kërkoja publikisht, me i lënë anash problemet dhe me ma lënë gjysmën time afër meje”-tregoi sonte Meritoni gjatë spektaklit.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co