Lifestyle

‘Më mungon e qeshura jote”/ Agron Llakaj përlot me dedikimin për bashkëshorten e ndjerë: Porosis gjithmonë dy kafe, kthej kokën…

me mungon e qeshura jote agron llakaj perlot me dedikimin per bashkeshorten e ndjere porosis gjithmone dy kafe kthej koken
me mungon e qeshura jote agron llakaj perlot me dedikimin per bashkeshorten e ndjere porosis gjithmone dy kafe kthej koken

Si sot dy muaj më parë, bashkëshortja e aktorit shumë të dashur për publikun, Agron Llakaj u nda nga jeta pas një sëmundje të rëndë Por për aktorin dhe moderatorin plaga për humbjen e bashkëshortes është ende e hapur dhe i dhemb si ditën e parë.

Mëngjesin e ditës së sotme, Llakaj ka përkujtuar bashkëshorten e tij, ku nëpërmjet një postimi në llogarinë personale të “Instagram”-it ka dedikuar disa fjalë zemre dhe të ndjera për të.

POSTIMI I PLOTE

Sot 2 muaj pa Ty!🥲

Kalojne ditet dhe serish mbetem i pushtuar nga mungesa jote Kostandina…
dhe jeten e shikoj krejt ndryshe.
sa i pakuptimt ky fati yne?!
shtyj nje dite, nje jave…,sot 2 muaj…,ushqej mendimin se do me kthehesh serish dhe sdi…,eci rruges dhe me duket se perpara do me shfaqesh Ti, ke qene ne pune, ne banke a diku..
eci nga liqeni dhe hapat qe vijne mbrapa nga kushdo me ngjajne me ritmin e hapave te tua…,sa here instiktivisht kthej koken…,ul ritmin te te pres.., dhe serish vetem.
Ulem te vendi yne ne kafene dhe porosis gjithmone dy, dy gjysma kafe dhe nje shishe uje…
Ne shtepi cdo levizje e hapje e mbyllje dere…,me rrenqeth te gjithin..,mos po vjen ti?!-

” Te kam sjelle dy bluza, provoi cila te rri me mire?!”

Me mungon e qeshura jote…,malli me shqyen per zerin tend ne telefon-” he mo Agron?!
” Pusho pak,mos rri pa ngrene…,te te pres apo vonon?!”

E ditet shtyjne njera tjetren e hena me diellin vazhdojne nderrojne vendet…,une jo…,te pres Ty.
E si Hachiko jam shnderruar ne pritje,ne pritje deri ne amshim..,nuk kam nje vend ku Ty te te pres,
ne cdo vend me mungon Ti.🥹💔

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts