Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së jo më larg se disa minutave më parë të Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit u shpreh se imazhi i Metës po shkërmoqet, ndërsa ish-Presidenti u shpreh se “nepotizmi është përgjegjës për imazhin që shqetësohet zonja në fjalë”.
Ai vijoi duke treguar disa pamje dhe foto të shkrepura nga stafi që kujdesej për imazhin e tij, duke thënë se ish-kreun e shtetit “e kanë nxjerrë në disa kuadrate që të dukej si 300 vjeç”.
“Nepotizmi është përgjegjës për të dëmtuar imazhin e Ilir Metës që shqetësohet zonja në fjalë, e fusin në ca kuadrate që të duket si 300 vjeç. Shikoni personi që kujdesej për imazhin e Ilir Metës, lajmëro popullin i thashë në Facebook, shiko fotot që nxjerr ky, as Partia, artia e Lirisë shkruhet. Ka nxjerrë mikrofonat bosh, apo imazhin e Ilir Metës që duket si një njeri i lodhur”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co