Shqiperia

“Nuk dëgjova asnjë fjalë nga përfaqësuesja e mendimit ndryshe”, Meta ‘thumbon’ Kryemadhin: Më 27 prill ekzekutojmë nepotizmin! Kulmi është drejtësia ku…

nuk degjova asnje fjale nga perfaqesuesja e mendimit ndryshe meta thumbon kryemadhin me 27 prill ekzekutojme nepotizmin kulmi eshte drejtesia ku
nuk degjova asnje fjale nga perfaqesuesja e mendimit ndryshe meta thumbon kryemadhin me 27 prill ekzekutojme nepotizmin kulmi eshte drejtesia ku

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e konsideroi bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi se përfaqësuese e mendimit ndryshe në Parti.

“Në 27 prill ekzekutojmë nepotizmin jo njerëzit. Ekzekutojmë fenomenin sepse nuk mund të jetë më biznes familjar. Këtu kemi shumë raste të nepotizmit. Nepotizmi në Lezhë z.Viktor. Na e la targën ai dhe do pendohet shumë shpejt sepse i ka humbur nuhatja.

Na mori edhe këshilltaren, por ajo është grua me integritet dhe do të kthehet shumë shpejt. Si do t’i realizojmë pesë prioritetet madhore që nuk dëgjova asnjë fjalë nga përfaqësuesja e mendimit ndryshe në parti.

Si do t’i ndjekim 3 miliardë euro në vit përveç atyre që ikin nga hajdutëritë e Erion Velisë dhe Edi Ramës dhe bandës së tyre nëse ne nuk çrrënjosim nepotizmin në Dogana dhe Tatime. Janë 200 raste të verifikuara me lidhje familjare. Bravo i qoftë mendimit ndryshe për ramaformën. Kulmi i nepotizmit është në drejtësi. Në një prokurori 7 veta nga një familje”, tha midis të tjerash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts