Më pak aksidente falë uljes së kufirit të shpejtësisë në… 30 km/h!

me pak aksidente fale uljes se kufirit te shpejtesise ne 30 km h
me pak aksidente fale uljes se kufirit te shpejtesise ne 30 km h

Lioni, qyteti i tretë më i madh i Francës, ka parë një reduktim të dukshëm të aksidenteve rrugore, që kur vendosi një kufizim të shpejtësisë deri në 30 kilometra në orë në shumicën e rrugëve të qytetit.

“Ne kemi reduktuar numrin e aksidenteve me 35%, që është një gjë shumë e madhe. Dhe ajo që është edhe më e këndshme është se ne kemi regjistruar një ulje prej 39% të aksidenteve të rënda, domethënë në numrin e vdekjeve dhe lëndimeve të rënda që kërkojnë trajtim spitalor. Kjo do të thotë se ne kemi shpëtuar jetë”, deklaroi kryetari i bashkisë, Grégory Doucet.

Nga 30 marsi 2022, më shumë se 80% e rrugëve të Lionit kanë kufij 30 km/h, duke i sjellë ato në përputhje me Parisin, Grenoble, Lille dhe disa qytete të mëdha evropiane si Amsterdami.

Qëllimi i deklaruar i futjes së kufirit të shpejtësisë në qytetin francez ishte rritja e sigurisë rrugore, qetësimi i qarkullimit dhe arritja e një ndarje më të mirë të hapësirës publike.

Gjithashtu pritej të lehtësonte lëvizjen e këmbësorëve dhe çiklistëve dhe të reduktonte ndotjen akustike.

Kufiri i shpejtësisë së shpejti do të zbatohet edhe në 24 komuna në zonën përreth Lionit, me një popullsi totale prej rreth 1,4 milionë banorë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →