SHBA
Megan Fox tregoi se asaj iu desh të kapërcejë disa frika serioze rreth operacioneve plastike.
Aktorja e “Expend4bles” u shfaq në episodin e së mërkurës të podcast-it “Call Her Daddy” dhe ndau me prezantuesin Alex Cooper procedurat që ajo ka bërë në trupin e saj. Fox, 37 vjeç, tha se ajo bëri operacionin e saj të parë në gjoks kur ishte rreth 22 vjece që ishte pasi luajti në filmin e parë “Transformers”.
“I ribëra pasi mbarova me ushqyerjen me gji të fëmijëve të mi”, tha ajo për procedurën e saj të dytë.
Siç thekson Shoqata Amerikane e Kirurgëve Plastikë, “Shtatzënia dhe ushqyerja me gji mund të ndryshojnë përgjithmonë pamjen dhe ndjesinë e gjoksit tuaj. Është e zakonshme të përjetoni varje, rënie ose një pamje “të shfryrë”.
Dhe kjo është ajo që Fox tha se ndodhi pasi mirëpriti tre djemtë e saj, Noah Shannon, 11 vjeç, Bodhi Ransom, 10 vjeç dhe Journey River, 7, t me ish-bashkëshortin Brian Austin Green, nga i cili u nda në 2020.
Fox u shpreh: “Unë nuk e di se ku shkoi gjoksi im por iku”. Dhe ajo tregon se më pas i është dashur t’i nënshtrohet një procedure të tretë.
“Më është dashur t’i rinovoj së fundmi, sepse gjatë ndërhyrjes së parë, nuk kisha mjaftueshëm yndyrë trupore”.
Por ndërsa ajo ka pasur tre operacione në gjoks, Fox thotë se nuk është një fanse e thikës.
“Nuk më pëlqen operacioni. Trupi im nuk reagon mirë ndaj anestezisë së përgjithshme, dhe kështu kur shkoj për të bërë një operacion, është një punë shumë e madhe. Unë takoj të gjithë mjekët e mi dhe duhet të më thonë nëse kanë parë ndonjë ogur të keq, nëse kanë parë ndonjë buf, sorra, nëse dikush ka shkelur një merimangë, nëse ka pasur ndonjë insekt të ngordhur sepse kam shumë frikë të vdes nën anestezi të përgjithshme. Unë nuk e marr lehtë operacionin. prandaj nuk kam pasur shumë prej tyre.”
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co