Mehmeti vlerëson Erzenin: Po bën paraqitje pozitive, ndeshje e vështirë ndaj tyre

mehmeti vlereson erzenin po ben paraqitje pozitive ndeshje e veshtire ndaj tyre
mehmeti vlereson erzenin po ben paraqitje pozitive ndeshje e veshtire ndaj tyre

Trajneri i Dinamos, Dritan Mehmeti foli në konferencë për shtyp para sfidës me Erzenin.

“Erzeni javët e fundit ka bërë mirë, e kemi thënë që nuk ka diferenca të mëdha mes skuadrave dhe duhet patjetër të jemi të kujdesshëm. Çdo ndeshje ka historinë e vet dhe në këtë pikë të kampionatit duhet të jemi shumë racionalë, të përqendruar për të marrë maksimumin. Kundërshtari kërkon të mbijetojë në Superiore dhe do të jetë ndeshje e vështirë.

Skuadra është përgatitur me intensitet të lartë. Për 9 ditë kemi luajtur 3 ndeshje, ndikojnë dhe dëmtimet. Kemi probleme me Karambën dhe presim një vendim për Kaçorrin. Kemi dhe mungesën e kapitenit Hoxha, që është me kartonë. Skuadra është stërvitur mirë.

Rastet e humbura? Ne e mbushim zonën e kundërshtarit, krijojmë mundësi, edhe në ndeshjen e fundit kishim 3-4 raste flagrante. Ndoshta ndikon dhe presioni që të çon drejt fitores. Momentet më deçizive të ndeshjes nuk i zgjidhim me qetësi, por duke u nxituar dhe kështu gabojmë.

Nuk është se kemi një lojtar tipik goli, që di të sillet mirë në ato zona. Kemi sulmues krahu dhe i kemi të shpërndarë golat. Kemi në rritje Kaçorrin, Tahiri po bën mirë. Shpresojmë të jemi në ekulibër dhe racionalë.

Kemi çeduar për rastet para portës kundërshtare, por edhe i kemi dhënë iniciativën kundërshtarit. Për ndeshjen e radhës do t’i përshtatemi kudërshtarit dhe gjendjes së skuadrës. Ata që do ta nisin ndeshjen, do të japin maksimumin. Stadiumi është një plus më tepër, që skuadra të jetë ajo që duhet në lojë dhe në rezultat.

Skuadra ka ardhur në rritje. Kemi pasur oshilacione në fazën e dytë, por kemi fituar personalitet dhe ekuilibër. Nuk kemi më oshilacione të mëdha brenda ndeshjes. Është skuadër e re dhe duhet kohë që të automatizohet. Të ndërtosh një skuadër fituese, do kohën e vet. Këto javë të fundit duhet të jemi me këmbë në tokë.

Në futboll nuk mund të parashikosh dhe të ndërtosh një program afatgjatë. Kampionati është i vështirë, skuadra e fundit apo e parafundit fiton ndaj skuadrës së parë. Duhet përqendrim te java që kemi. Mendojmë vetëmn ndeshjen e radhës, sepse të jep më pak presion” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →