”Meloni po izolohet ndërkombëtarisht”, Italia dhe Franca përplasen për krerët e rinj të BE

meloni po izolohet nderkombetarisht italia dhe franca perplasen per kreret e rinj te be
meloni po izolohet nderkombetarisht italia dhe franca perplasen per kreret e rinj te be

Liderët e Bashkimit Europian janë mbledhur në Bruksel për të diskutuar drejtuesit e rinj të institucioneve kryesore për legjislaturën 2024-2029. Kandidatët kryesor përfshijnë portugezin Antonio Costa si President i Këshillit të Europian të BE, Urusula von der Leyen si Presidente e Komisionit Europian dhe estonezen Kaja Kallas, si Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian. Emërimet e tjera kryesore mbeten për t’u bërë në Komisionin e ardhshëm Evropian, ku Italia dhe Franca konkurrojnë fort me njëra-tjetrën.

Italia është vendi më i pakënaqur me këto zgjedhje. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ka folur ashpër kundër elitës drejtuese të BE, pasi sipas saj janë shpërfillur votat e qytetarëve.

“Vota e qytetarëve është shpërfillur. Shumica është e brishtë, duhen zgjedhje të reja. Grupimi i Reformistëve dhe Konservatorëve është grupimi i tretë dhe jo liberalët. Unë nuk ngatërrohem me të majtën as këtu dhe as në Evropë”, tha Giorgia Meloni, Kryeministre e Italisë.

Burime evropiane bëjnë të ditur për mediat ndërkombëtare se deri më tani “janë tre shtete që nuk kanë dhënë pëlqimin për marrëveshjen për emërimet: Italia, Hungaria e Orbanit dhe Sllovakia. Sakaq, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka kritikuar qëndrimin e Melonit, duke i bërë të ditur se po izolohet ndërkombëtarisht, shkruajnë mediat e huaja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →