Meritoni ka marrë Bardhin dhe Sarën në një cep të shtëpisë së BBV dhe u ka dhënë disa këshilla në lidhje me marrëdhënien që ata kanë mes tyre.
Ai u kërkon që të hedhin mbrapa krahëve çdo gjë që ka ndodhur dhe të pajtohen. T’i japin njëri-tjetrit dashuri, të përqafohen dhe të puthen. Ai ka përmendur se nga gabimet që ka bërë i ri, nuk mund të shohë dot djalin për kohë të gjatë dhe për këtë është penduar shumë, prandaj kërkon që edhe Sara me Bardhin të mos bëjnë më gabime.
Meritoni: Për një gjë të vogël të prisheni juve? Dashuria juaj ku është? Sakrifica, koha, netët pa gjumë, puthjet, xhelozia? E kam seriozisht. Nuk ju vjen turp o vëlla? Shikoje lot, emocione, kape përqafohuni se më keni bërë nervoz tani. E di sa kam gabuar unë? Prej gabimit tim unë nuk e shoh djalin tim me muaj e me ditë, ju më bëni gjeste këtu. Kam bërë një gabim, kam gabuar, nuk e shoh djalin, jam dënuar për diçka të caktuar, ndoshta kur kam qenë më i ri duhet të kuptonim më mirë njëri-tjetrin, sot do e kisha djalin afër meje, e kisha takuar çdo ditë.
Fjalët e tij ishin mjaft prekëse dhe mesa duket ndikuan tek çifti. Pas pajtimit të tyre, Sara shkoi tek shtrati i Meritonit i cili ishte përqafuar me Ilnisën dhe shkon e puth si një shenjë falënderimi. Ilnisa thotë se nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes Sarës dhe Bardhit dhe po pret që ta shohë sot në prime, por është e lumtur që Meritoni arriti t’i pajtonte.
Sara: Nuk e kam puthur kurrë Meritonin. Ik pak Ilnisa (e puth). Kemi pirë ca birra, na falni.
Ilnisa: Po mua nuk më puthe?
Sara: Meritoni e meriton.
Meritoni: Ju dua.
Ilnisa: Sa mirë bëre që i pajtove. Ishin shumë të nervozuar.
Meritoni: Kuptohet.
Ilnisa: Po unë nuk e di se çfarë ka ndodhur akoma. Do e shohim në Prime.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co