Juventusi i Thiago Mottës po formohet, për të qenë gati për sezonin e ri, ku skuadra bardh e zi do të kërkojë të ngushtojë diferencën me Interin dhe pse jo të përfshihet në garën për titullin kampion sezonin e ardhshëm. Pas portierit Michele Di Gregorio dhe Douglas Luiz, Juventus bën zyrtare edhe goditjen e tretë të merkatos. Fjala është për Kephren Thuram që mbërrin në Torino nga Nice për shifrën e 20 milionë eurove plus pesë milionë të tjera në formën e bonuseve.
Francezi, kaloi me sukses vizitat mjekësore dhe tashmë është me të drejta të plota një lojtar i “Zonjës së Vjetër”. 23-vjeçari ka firmosur një kontratë pesëvjeçare nga e cila do të përfitojë dy milionë euro në sezon. Mesfushori do të vendoset menjëherë nën urdhrat e trajnerit Thiago Motta, teksa lojtari nuk do të marrë pjesë në ekipin e futbollit të Lojërave Olimpike, diçka që e konfirmoi edhe trajneri i Francës në këtë event, Thierry Henry.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co