Shqiperia

“Merr koburen vramë moj”, ku është katandisur Greqia”! Braçe ironizon kandidimin e Belerit nga partia e Mitsotakis për eurodeputet

merr koburen vrame moj ku eshte katandisur greqia brace ironizon kandidimin e belerit nga partia e mitsotakis per eurodeputet
merr koburen vrame moj ku eshte katandisur greqia brace ironizon kandidimin e belerit nga partia e mitsotakis per eurodeputet

Kandidatura e Fredi Belerit për eurodeputet në listën e prezantuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ka sjellë reagime të politikës shqiptare.

Nëpërmjet një postimi në facebook, deputeti socialist Erion Braçe shprehet se është për të ardhur keq gjendja se ku ndodhet Greqia me kandidaturën e Belerit për eurodeputet.

“Merr koburen vramë moooj ku është katandisur Greqia. Një i dënuar penalisht në Greqi në listë për t’u bërë Eurodeputet. Jo se do bëhet, por që kjo është nam, është”, shkruan deputeti Braçe.

Fredi Beleri ndodhet në burg në Shqipëri që prej 12 majit të vitit të kaluar pasi u kap në flagrancë duke blerë vota në prag të zgjedhejve lokale në Himarë. GJKKO e dënoi me 2 vite burg për veprën penale të blerjes së votave, kapur në flagrancë.

Sot Mitsotakis shpërfaqi emrat e Belerit dhe ish-peshëngritësin himariot Pirro Dhimën si kandidatë në listën për eurodeputetë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts