Lifestyle

Mes Silvit dhe Ledjonës, ja kush e mbylli rrugëtimin në “Big Brother VIP”

mes silvit dhe ledjones ja kush e mbylli rrugetimin ne big brother vip
mes silvit dhe ledjones ja kush e mbylli rrugetimin ne big brother vip

Silvi është banori që ka lënë shtëpinë e Big Brother VIP. Banori ishte në një nominim kokë më kokë me Ledjonën, kjo pasi ata ishin çifti më pak i votuar në krahasim me të tjerët.

Ai u bë pjesë pak kohë më parë, ndërsa ra në sy të publikut për marrëdhënien e tij me Erjolën. Silvin nuk e shpëtoi dot as bileta “Lori Caffe”, që ia mori Meritonit të shtunën, pasi fitoi lojën me tortë.

“Loja ndryshoi te Prime i të shtunës së kaluar, ku dolën disa banorë. Aty pata një ndryshim të lojës. Gjatë asaj jave edhe Ledjona ka qenë e ngarkuar. Javën e kaluar kam pasur temperaturë dhe të gjitha këto kanë ndikuar, në një nominim me një lojtare të fortë. Me Erjolën ka mbaruar si muhabet me daljen jashtë. Ndoshta ishte edhe një gabim”, u shpreh Silvi, pas daljes së tij.

Sipas tij, Heidi fiton çmimin e madh të Big Brother VIP 3.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts