Shqiperia

Meta: Opozita ka vullnetin për t’u ndarë nga informaliteti ekstrem dhe përjashtimet e qëllimshme klienteliste fiskale

meta opozita ka vullnetin per tu ndare nga informaliteti ekstrem dhe perjashtimet e qellimshme klienteliste fiskale
meta opozita ka vullnetin per tu ndare nga informaliteti ekstrem dhe perjashtimet e qellimshme klienteliste fiskale

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka risjellë në vëmendje dhe një herë deklaratën e tij, ndërsa thekson se opozita ka vullnetin politik për t’u ndarë nga informaliteti ekstrem.

Ai theksoi se opozita ka vullnetin për t’u ndarë nga degradimi i frikshëm i administratës tatimore dhe doganore.

REAGIMI I METËS
Ne nuk do të bëjmë asnjë shpikje, përveçse kemi vullnetin politik për t’u ndarë përfundimisht nga informaliteti ekstrem, nga përjashtimet e qëllimshme klienteliste fiskale, për t’u ndarë nga degradimi i frikshëm i administratës tatimore e doganore dhe për të realizuar atë nivel të ardhurash që thjesht realizojnë fqinjët tanë.
Të mos harrojmë që jemi qëllimisht për shkak se grabitja dhe vjedhja është prioriteti madhor i kësaj qeverie, vendi me performancën fiskale më skandaloze në rajon, që mbledh vetëm 27,5% të të ardhurave të PBB.
Ndërkohë që vendet e rajonit tonë si Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja mbledhin mesatarisht 42%.
Ndërkohë duhet të kemi parasysh se kjo diferencë prej 14,5% do të thotë 3,3 miliardë Euro në vit, të cilat nuk mblidhen dhe të cilat nuk administrohen, por vidhen dhe shpërdorohen qëllimisht dhe kjo do të thotë 13,2 miliardë Euro në 1 mandat qeverisës 4-vjeçar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts